Showbizz


As Fifi nuk rezistoi! Bëhet bionde dhe nuk do e njihni

Postuar nga admin

9th July 2019

Teksa të qenit bionde është kthyer në një fiksim të vërtetë për pjesën më të madhe të femrave, përjashtim duket se nuk ka bërë as Fifi.

Këngëtarja Filloreta Raçi e cila spikati qysh në daljet e para për flokët e gjatë të zinj, nuk i ka rezistuar kësaj tendence.

Kështu ditën e sotme ajo ka publikuar fotografi dhe video ku duket krejt bionde.

Duhet thënë se Fifi duket mjaft këndshëm, ndonëse do të na duhet pak kohë që të mësohemi me pamjen e re.

Këngëtarja spikat për lirshmërinë e saj dhe që më shumë se çdo gjë tjetër i bëri vend vetes me zërin e saj.