Lajme


“Different Festival” , 8 ditë koncert me super muzikë në Tiranë !

Postuar nga admin

30th April 2018

Edicioni i VII-të i koncertit të “Different Festival” do të mbahet ditën e hënë në kryeqytet dhe do të luaj muzikë për publikut shqiptarë në disa zona të Tiranës nga data 30 prill deri në 7 maj.

Aktiviteti do të zhvillohet në hotel “Plaza” në kryeqytet ku grupi muzikor do të zhvillojë edhe koncertin e tij të parë.

Aktiviteti do të fillojë në orën 19:00 dhe për publikun do të luajnë si muzikantë të huaj por edhe vendas, të cilët do të luajnë pjesë nga Franz Schubert, Bela Bartók, Zoltán Kodály, Ludwig van Beethoven dhe Frank Martin.

Në violinë do të jetë violinisti i njohur nga Ukraina, Andrej Bielov i cili ka regjistruar mbi 20 albume për Naxos, Cpo Avi-Muzikë etj, duke krijuar gjithashtu edhe bashkëpunime të ndryshme si solist me orkestra të tilla si New Japan Philarmonic, Orchestre Philarmonique de Radio France, NDR Radiophilharmonie, Sinfonieorchester des Bayerischen Rundfunks, Orkestrën Kamertale Amadeus etj.

Ndërsa në violonçel do të jetë Vlorenc Xhafaj i cili ka qenë anëtar i disa prej orkestrave më të mira për të rinj në botë, të tilla si Pacific Symphony Orchestra, Schlesëig-Holstein Festival Orchestra, Mahler Jugendorchester apo Luzern Festival Academy Orchestra, solist në vitin 2005 dhe 2008, duke luajtur me dirigjentë si Valery Gergiev, Pierre Boulez, Vassily Sinaisky, Alexander Vedernikov, Jakub Hrusa.

Për pianon ka menduar Severin von Eckardstein, një nga pianistët kryesorë gjermanë të gjeneratës së tij, i cili ka tashmë një numër të gjatë koncertesh solo dhe në muzikë dhome në mbarë botën.

Different Festival do të jetë e hapur për publikun nga data 30 prill deri në datën 7 maj.