Lajme


Dua Lipa krijon festivalin e saj

Postuar nga admin

20th June 2018

Dua Lipa ka krijuar festivalin e saj “Sunnyhill”, bashkë me babain, shkruan faqja e internetit që i dedikohet artit, “goss.ie”

Normalisht, ajo është protagonistja kryesore. Deri tani është konfirmuar se të pranishëm do të jenë artistë si Action Bronson, SG Lewis, Bondax and Col3trane.

Festivali do të zhvillohet në Kosovë dhe Dua Lipa shpreson se ky event do të rrisë turizmin në këtë rajon. Ajo shpreson të arrijë suksesin e dy koncerteve të mëparshme të zhvilluara në Shqipëri dhe Kosovë që tërhoqën 40 000 persona secili.

Ajo i shpjegoi fansave, se “Kodra e Diellit është lagjaj ku u rritën prindërit e saj në Kosovë. Ka qenë gjithnjë shtëpi për atë kjo është arsyeja pësrse ky është emri i fondacionit dhe festivalit”.

“Jam shumë krenare për babain tim Dukagjin Lipa që pati një ide dhe një ëndërr dhe po bën pikërisht atë që ka thënë se do të bënte. Më pëlqen të mendoj se kam marrë pak nga këmbëngulja dhe uria e prindërve të mi që me kanë treguar se puna e palodhshme jep rezultate. Ai kishte një ide për të krijuar një festival në Prishtinë, Kosovë, me shumë artistë ndërkombëtarë dhe vendas për të ndihmuar që Kosova të shfaqet në hartë kulturalisht. Kemi qenë shumë të lumtur që të gjithë miqtë na u bashkuan në një prej reshtimeve më argëtuese dhe muzikore në rajon. Festivali ‘Sunnyhill’ do të zhvillohet këtë verë në ‘Germia Park’ dhe 25% e biletave të shitura do të shkojnë për fondacionin SunnyHill për të ndihmuar të rinjtë e Kosovës në artet krijuese. Jam shumë e emocionuar që do mbërrij disa ditë para festivalit për t’u marrë me bamirësinë dhe të vizitoj vendlindjen time! Biletat mund të blihen në sunnyhillfestival.com!!! Shihemi atje!”, shkruan Dua Lipa në profilin e saj në Twitter.

Në faqen internet të “Sannyhill” shkruhet se “kërkohet të tërhiqen vizitorë nga e gjithë bota të vijnë dhe të vizitojnë Kosovën dhe të shijojnë festivalin dhe performancat nga dhjetëra artistë të zhanreve të ndryshme”.