Lajme


Eugent Bushpepa ndryshon look, “lamtumirë” flokë të gjata

Postuar nga admin

19th June 2018

Është e zakonshme që një roker të ketë flokë të gjata, tatuazhe apo shenja të tjera identifikuese.

I tillë është edhe këngëtari i njohur shqiptar Eugent Bushpepa, i cili shfaqet ndryshe këtë herë.

Rokeri u bë i njohur për publikun me flokë të gjata dhe me stilin e tij të vecantë.

Pasi i bëri të shkurtra, ai bëri një ndryshim tjetër në pamjen e tij që befasoi ndjekësit në rrjetet sociale.

“Kur i thua berberit më hiq vetëm majat dhe detyrohesh të shkosh në plazh të skuqësh tullën”, shkruan bushpepa në postim, ku e shoqëron edhe me foto.

Kujtojmë, Bushpepa përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizionin e këtij viti.