Lajme


Festa e Karnavaleve, dhjetëra grupe artistike nga brenda e jashtë vendit mblidhen në Korçë

Postuar nga admin

4th June 2018

Festa tradicionale e Karnavaleve në qytetin e Korçës ka mbledhur edhe këtë vit dhjetëra grupe artistike nga brenda dhe jashtë vendit, të cilët kanë performuar nën tingujt dhe ritmet e kësaj feste të bukur.
Kanë qenë plot 30 grupe nga Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Rumania, dhe disa vende të tjera, të cilat prezantuan numrat dhe përcollën mesazhe të shumta, të maskuar dhe të veshur me elementet identifikues të karnavalit.

Butaforitë dhe Fabulat e përzgjedhura kishin një larmi të madhe, që nga mesazhet për politikën dhe fenomenet shoqërore bashkëkohore, e deri tek fabulat tradicionale të jetës së komuniteteve në zona të ndryshme.

Sipas kryebashkiakut të Korçës, kjo festë tradicionale e qytetit nuk i shërben vetëm ruajtjes së traditës dhe gjallërimit të jetës kulturore, por e kthen Korçën në një atraksion turistik për qindra turistë e vizitorë, që kohet e fundit janë të shumtë.

 

Karnavalet e Korçës i ka kaluar kufijtë e qytetit. Krahas qytetarëve të shumtë që ndjekin performancat e grupeve, çdo vit në Korçë mbërrijnë mjaft vizitorë e turistë që shijojnë këtë festë.

Karnavalet e Korçës janë të njohura prej shumë vitesh . Ato janë bërë pjesë integrale e traditës dhe jetës kulturore në qytetin jug-lindor, dhe së bashku me festën e Birrës, përbëjnë dy nga eventet kryesore gjatë sezonit turistik veror.