Lajme


Festat lokale promovojnë potencialet turistike të Shqipërisë.

Postuar nga admin

6th August 2018

Festat lokale si dhe aktivitetet kulturore, janë shndërruar në një promoter për promovimin jo vetëm të potencialeve turistike, por edhe produkteve tipike të zonave.

Duke nisur që nga muaji maj janë realizuar disa festa, si ajo e Midhjes në Sarandë, e Luleshtrydhes në Fier, e Shën Triadhës në Maliq, festa e Voskopojës, e Bjeshkës në Radomirë të Dibrës, e Teta Ollgës në Pogradec apo edhe e Festivali i Pan-it në Tepelenë.

Festat lokale dhe aktivitet kulturore do të vijojnë edhe gjatë këtij muaji, ku Cirku Kombëtar vjen me shfaqjet e tij për pushuesit në disa qytete duke nisur që nga Saranda dhe për të vazhduar në Kavajë më 6 Gusht, në Rrogozhinë më 8 Gusht, në Përmet me 10 Gusht, në Belsh me 13 gusht, më 15 gusht në Shkodër, 16 Gusht në Durrës si dhe dhe më 26 gusht në Konispol.

Po gjatë këtij muaji, festat lokale do të përfshijë edhe zona të tjera të përfshira në listën e 10 fshatrave, si Festa e Gjysheve në Përmet më 14 Gusht, më 15 gusht do të mbahet festa në Divanin Lunxhelot në Gjirokastër, në Korçë më 15 gusht do të mbahet festa e Rakisë ndërsa më 17 gusht në Himarë do të mbahen Ditët Baroke.

Në strategjinë e “100 fshatrave” janë përfshirë zona me potenciale turistike por edhe kulturore për të nxitur zhvillimin e festivaleve tradicionale, të fokusuara rreth aktiviteteve kulinare, gastronomike dhe tradicionale etj.

Gjithashtu, kjo nisma e qeverisë ka si qëllim jo vetëm të zgjasë sezonin turistik, por edhe të rrisë të ardhurat nga turizmi në këto zona si dhe të rrisë mundësitë e punësimit sidomos për të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara në këto rajone.