Showbizz


“Françesk Radi, jetë në kitarë”, libri kushtuar kantautorit të ndjerë.

Postuar nga admin

7th August 2019

Poeti Demir Gjergji ka lajmëruar se shumë shpejt do të nxjerrë një libër për këngëtarin e njohur Françesk Radin.

Lajmin e ka publikuar vetë ai me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku tregon edhe detaje lidhur me librin.

“Dy vjet krijimtari bashkëpunuese me ikonën e ekranin, Tefta Radi dhe ja, Frankon do ta kemi në duar dhe në tempullin e bibliotekës! Me asnjë libër që kam shkruar më parë, s’jam ndjerë aq i nderuar!”-shkruan ai.

Këngëtari i njohur u nda nga jeta më 3 prill të vitit 2017 si pasojë e një lufte të gjatë me sëmundjen.