Lajme


GKA sjell ekspozitën e artistes kosovare me karrierë në Europë

Postuar nga admin

29th August 2018

Artistja nga Kosova Flaka Halit, do të çelë në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë një ekspozitë personale.

“Këtu-apo atje, është më atje” titullohet ekspozita e Halitit, që do të hapet më 7 shtator e do të mbyllet më 9 nëntor, si pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor Kosovë-Shqipëri.

Artistja kosovare po e zhvillon karrierën e saj artistike në shtete të ndryshme europiane, këtë radhë punën e saj do ta prezantojë për publikun kryeqytetas.

Haliti ka marrë pjesë edhe në edicionin e 56-të të Bienales së Venecias. “Qielli i kaltër”, quhej ekspozita e saj në Venecia, si një spekulim që lë pas kufizimet hapësinore.

Haliti është fituese e çmimit “Muslim Mulliqi” për vitin 2014 me veprën e saj “Kapuçat nevojiten pas kësaj pike”.