Lajme


Ish-solisti i grupit ‘Kthjellu’ vjen me koncert

Postuar nga admin

24th October 2018

Këngëtari i muzikës pop dhe rock, Mentor Haziri do të sjellë për herë të parë një koncert recital në Tiranë.

Një mbrëmje e dedikuar muzikës së mirë dhe adhuruesve të këngëtarit të njohur me zërin e fuqishëm që gjithë jetën ia ka dedikuar dashurisë për këngën. Koncerti do të zhvillohet më datë 28 tetor, në Qendrën kulturore, Katedralja Ortodokse në Tiranë.

I njohur si këngëtar i rrymës Pop dhe Rock, por edhe si tekstshkrues, Mentor Haziri është vlerësuar me shumë çmime të ndryshme.

Mentori ka premtuar shumë surpriza për të gjithë ata që e duan muzikën live, gjithashtu ka theksuar se të gjithë hitet e tij ndër vite do të risillen në mbrëmjen speciale, ndër to këngët: “Engjëll”, “Kujtoje” dhe “Plagë në zemër”.