Showbizz


Kastro Zizo sjell “Konga e çajit” së bashku me Tsunami.

Postuar nga admin

21st June 2018

Kastro Zizo është një nga artistët që gjithmonë ka preferuar të mbështesë talentet e reja në muzikë.

Vetëm disa muaj më parë, ai publikoi bashkëpunimin me Rea Nuhu, një talent i ri në muzikën shqiptare, e zbuluar nga vetë Kastro. “Dita Dites” mbante titullin ky bashkëpunim, i cili rezultoi tepër i suksesshëm.

Një javë më parë, Kastro ka ardhur në një bashkëpunim me një tjetër artistë të ri, emri i artit i të cilit është Tsunami. Prodhuar nga Vinsmoker, me tekst të Kastros dhe Tsunami, “Konga e çajit” ka vetëm rreth një javë që është publikuar dhe menjëherë ka marre pelqime te shumta.