Lajme


Këngë kushtuar të bijave, Manjola Nallbani përlotet në intervistë

Postuar nga admin

27th May 2019

Këngëtarja Manjola Nallbani disa ditë më parë dhuroi një koncert recital mjaft të bukur për të gjithë artdashësit e saj.

Mes këngëve të kënduara ishte edhe një kushtuar së bijës që jeton në Londër, me të cilën ka treguar se është shumë e lidhur.

Në një intervistë televizive, këngëtarja e përlotur ka rrëfyer me emocion mbi dedikimin për vajzat e saj.

“Ne jemi prindër shumë të lidhur me fëmijët. Unë edhe kur shkoj jashtë dhe më thonë, akoma nuk je mësuar dhe unë u them: kurrë nuk kam për t’u mësuar. Sa të kem jetë nuk do mësohem me këtë gjë. Këtë këngë nuk desha ta këndoj në mes se e di se sa herë ta këndoj kam këtë lloj ndjesie!”, u shpreh ajo.