Lajme


Këngët shqip drithërojnë Vatikanin. Artistët shqiptarë priten nga Papa Françesku!

Postuar nga admin

20th November 2018

Mbrëmjen e kaluar të gjithë ishin sy e veshë nga koncerti patriotik në nder të 550-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Në Romë, artistë si: Inva Mula, Dua Lipa, Reme Lahaj, Genc Tukiçi, Kledi Kadiu, Olen Çezari, Elhaida Dani, Lorik Cana, Eno Peci dhe Erza Muqolli përcollën emocione në skenë.

Të gjithë të veshur me të zeza, duke iu përmbajtur kodit të veshjes, pas mbrëmjes artistët ndanë me ndjekësit disa nga momentet e kësaj mbrëmjeje që do të mbahet mend gjatë.

Pas fjalës së Papa Françeskut në Vatikan, delegacioni me 200 shqiptarë u nis drejt Romës për të shijuar koncertit në nder të këtij eventi.

‘Moj e bukura Arbëri’ nga Inva Mula apo “Rrjedh në këngë e ligjërime” nga tenori Ramë Lamaj drithëruan sallën.

Tjetër emocion por të të njëjtave përmasa përcolli edhe Dua Lipa e cila kishte preferuar këngën “Homesick” për këtë natë magjike. Më e vogla e artistëve, Erza Muqolli performoi këngën “Hallelujah”.

Ermal Meta emocionoi me këngën “Non mi evete fatto niente”.

Të tjerë artistë shqiptarë që performuan në koncertin e mbajtur në Romë, ishin Elhaida Dani me këngën italiane “Adagio”, Olen Cesari me “Ave Maria”, Eno Peçi me “Elegie”, si dhe Kledi Kadiu.