Showbizz


Këngëtaret shqiptare shkëlqejnë në performancat e tyre!

Postuar nga admin

8th August 2018

Duket se këtë vit po mbizotëron një trend që shumica e këngëtareve shqiptare e kanë përqafuar shumë shpejt. Në koncerte të ndryshme apo performanca në clube nate vihet re se ato kanë zgjedhur veshje me shumë shkëlqim. Në fakt një material i tillë gjithmonë është cilësuar perfekt për mbrëmjet e natës dhe prandaj këngëtaret e kanë zgjedhur ta kenë patjetër një fustan apo një jumpsuit me shkëlqim. Mund të cilësohet edhe si një veshje e guximshme, megjithatë duhet thënë se tek të gjitha artistet ky element qëndron shumë bukur në veshjet e tyre.