Showbizz


Ledri Vula: Gati të bëhem baba

Postuar nga admin

9th April 2019

Në emisionin “N’drrimi i natës” në Klan Kosova, Ledri Vula dha një deklaratë të papritur duke u shprehur me plot bindje se është shumë i gatshëm të bëhet baba.

Ledri tregoi se dëshiron ta dijë sesi është ndjenja e të qenit prind dhe mezi pret të krijojë familjen e tij.

“Jam shumë i gatshëm të krijoj familje. Si mund mos të jem i gatshëm kur shoh shokët e mi me fëmijë, si pëllumba. Unë luaj me fëmijët e tyre si t’i kem të mitë.

Kur i shoh rrethin shoqëror që janë bërë prindër, them edhe unë dua. Ata dalin me fëmijë kurse unë nuk mundem. Kush është bërë prind thotë që ajo ndjenjë ta ndryshon jetën”, tha këngëtari.

Ai shtoi se dëshiron të përjetojë këtë ndjesi.