Lajme


Margariti: Rijetëzimi i pasurive kulturore, magnet zhvillimi në më shumë se 20 fshatra

Postuar nga admin

21st March 2019

“Rrjeti i investimeve në secilin fshat është një model interaktiv që kthehet në laborator prej ku të gjithë mund të marrin nxitjet e duhura që nga bashkitë e deri tek individët. Ky dinamizëm bazohet kryesisht tek investimet në agroturizëm dhe ekoturizëm duke shfrytëzuar trashëgiminë kulturore, traditën zakonore, shpirtin sipërmarrës dhe sidomos sipërmarrjen e mençur dhe largpamëse”, tha ministrja e Kulturës Elva Margariti gjatë seancës parlamentare.

”Fshati i së nesërmes në programin e ‘100 fshatrave’ nuk thjesht një qendër prodhimi në funksion të tregut por dhe një qendër zhvillimi turistik me bazë bujqësore–blegtorale dhe një qendër rivitalizimi e jetës komunitare dhe aktiviteteve dhe traditës së saj. Në kuadrin e programit ‘100 fshatrat’ lindi dhe nisma e ‘Akademisë së 100 fshatrave’ e cila kishte në fokus procesin e punës dhe bashkëpunimit me objekt kryesor hartimin e këtyre modeleve duke i bazuar ato tek potencialet turistike”, tha Margariti.

Ajo shtoi se, ”kjo akademi tërhoqi rreth vetes mbi 290 studentë dhe 6 professor të universiteteve publike dhe private, mobilizojë 50 punonjës në institucionet publike qendrore, angazhoj 61 bashkitë dhe shumë punonjës të tyre që merren me planifikimin dhe zhvillimin e territorit, mbi 100 kryepleq dhe administrator të njësive vendore etj. Së shpejti INSTAT-i do përgatisë një botim të veçantë që do na ndihmojë të gjithëve për të njohur dhe monitoruar dhe më thellë potencialet e zhvillimit”.

”Në fillimin e vitit 2019 programi ka hyrë në një tjetër fazë dinamike ku vlerësimi i rezultateve të gjetjeve rilexohet në bazë të prioritizimit sipas shtyllave dhe objektivave të vet programit. Potenciali turistik nëpërmjet programit të ‘100 fshatrave’ synohet të arrij rreth 53% të aktivitetit ekonomik me bazë turistike dhe 47% bujqësi ku përfshihen ndërhyrje në infrastrukturën bujqësore në lidhje me përpunimin dhe mbështetje konkrete në lidhje me prodhimin bujqësor”, theksoi ajo.

Maragariti shtoi se, “objektivat e programit grupohen në tri shtylla të reja ndërhyrjesh madhore në territor me impakt forcimin e potencialit turistik dhe përkthimin në aktivitete të diversifikuara ekonomike. E para, është ndërhyrja në rijetëzimin e trashëgimisë kulturore, e dyta, në mbështetje të veprimtarive të prodhimit dhe e treta, përmirësimi i infrastrukturës për aktivitete turistike dhe rekrative”.

”Rijetëzimi dhe restaurimi i pasurive kulturore është evidentuar si magneti kryesor i zhvillmit në më shumë se 20 fshatra. 290 monumente kulture marrin jetë përmes 42 projektesh restaurimi që janë gati për investim ku 148 janë drejt përfundimit ku janë evidentuar 40 prej tyre që mund të rikthehen në muze dhe 13 prej këtyre monumenteve janë aktualisht investime në fazën e përfundimit dhe 6 janë investime të sapopërfunduara”, tha Margariti.

”Gjithashtu programi ‘Rrugët e Besimit’ një itinerar unik vjen si një rrugëtim i integruar në gjithë Shqipërinë për të vijuar më tej me kthimin e këtyre fshatrave në destinacione turistike për gjithë vizitorët. Në këtë program janë përfshirë 235 objekte kulti, 198 kisha dhe 37 xhami dhe vetëm gjatë 2018 janë kryer investime në 15 objekte me një total prej 550 milionë lekësh. Itineraret kulturor në kuadër të programit të 100 Fshatrave do shtohen me projekte të rijetëzimit të Via Eganatia”, përfundoi ministrja e Kulturës Elva Margariti.