Lajme


Me kostum 3 mijë euro Louis Vuitton, Elvana bën ‘twerk’ në koncert

Postuar nga admin

22nd April 2019

Elvana Gjata duket se i është rikthyer koncerteve në një tur që ka pak ditë që ka nisur e që do të vijojë për disa kohë. Por ky rikthim i artistes nuk ka qenë pa bujë e jo më kot.

Performanca e saj dhe fustani i zi shumë i shkurtër  i ra menjëherë në sy publikut e medias rozë që e pasqyroi përgjatë orëve të fundit. Por nëse mendoni se ai ‘twerk’ në koncertin e Zvicrës ishte sporadik, gaboheni!

Një kërcim të tillë sensual në mes të skenës Elvana e ka përsëritur edhe në koncertin e mbrëmshëm. Me dekolte jashtë dhe e veshur me një kostum Louis Vuitton me këmishë të lidhur në bel dhe pantallona të të njëjtës markë, Elvana nuk ngurroi aspak të bënte ‘tëerk’ në mes të skenës me njërën nga këngët e saj.

Veshja i ka kushtuar artistes jo pak por 3400 dollarë përkatësisht këmisha e mëndafsht: 1800$ dhe pantallonat 1600$ janë pjesë e koleksionit të Louis Vuitton. Me disa kilogramë më pak, për look-un ylli i “Mike” kishte menduar të linte flokë të lëshuar e të vishte atlete të bardha që e ndihmojnë edhe në performancat e saj.