Lajme


Muzikë nga trevat e Shqipërisë në autobusët e kryeqytetit

Postuar nga admin

14th June 2019

Pasagjerët e urbanit të linjës Kombinat-Kinostudio përjetuan sot një udhëtim ndryshe.

Instrumentistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor luajtën sot muzikë nga të gjitha trevat e Shqipërisë për pasagjerët. Ata shijuan këngët e interpretuara me instrumenta nga artistët duke u bërë dhe vet pjesë e saj.

Udhëtarët shijuan sot një festë në urban kur muzika dhe tradita jonë erdhën në këtë mënyrë mjaft origjinale.

“E filluam ditën me shumë energji sot. Instrumentistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe Ansamblit Popullor luajtën muzikë nga të gjitha trevat e Shqipërisë , për pasagjerët e urbanit të linjës Kombinat-Kinostudio, në kryeqytet. Çfarë kënaqësie të shihje reagimin e njerëzve teksa ngjiteshin në autobus dhe priteshin me muzikë! Ishte një eksperiencë e parë e bukur, që do ta përsërisim domosdo”, shprehet ministrja e Kulturës Elva Margariti.