Uncategorized


Nëntor 1938, për herë të parë transmetimi radiofonik shqiptar!

Postuar nga admin

16th November 2018

Në vjeshtën e tretë të vitit 1937, në kuadër të ditës së Flamurit nisën transmetimet eksperimentale audio dhe vetëm një vit më pas, mbreti Zog nënshkroi dekretin për ngritjen e stacionit radiofonik në Tiranë. Në nëntor të 38’ nisën zyrtarisht transmetimet. Ndërkohë, që hapi i parë në formalizimin e tregut ishte ligji “Për radion dhe TV publik e privat në Republikën e Shqipërisë”.

“ Ne jemi përpjekur që tetë dekada të transmetimeve radiofonike në Shqipëri t’i ndajmë në disa periudha. Periudha kryesore është ajo e Luftës së II Botërore; nën regjimin komunist është një periudhë tjetër; pastaj është tranzicioni demokratik i cili ndahet në nën periudha,sepse pas 2007-2008 kanë filluar në masë shërbimet online, radio në kohën e internetit”, tha Arben Muka, gazetar.

Duket se me kohën, pritja e hershme për të dëgjuar stacionet radiofonike, pas 80 vitesh është zëvendësuar, me forma të tjera të marrjes së informacionit, megjithëse vlera nuk humbet kurrë. Radio di të përshtatet.

“I them studentëve gjithmonë që radio është një institucion që nuk duket, televizioni është më agresiv. Duhet ta bëjmë ne që të duket, është e heshtur. Radio ka qenë jeta ime”, u shpreh Zamira Koleci.

Eventi “DITET E RADIOS”,do të zhvillohet në Tiranë, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar nga data 14 deri më 17 Nëntor 2018, dedikuar 80 vjetorit të fillimit të transmetimeve radiofonike në shqip.