Showbizz


“N’errësirë”, përjetimi i brendshëm i Jonida Maliqit !

Postuar nga admin

16th May 2018

Pas tre vitesh mungesë në tregun muzikor, Jonida Maliqi ka publikuar videoklipin e saj më të ri. Kënga me titull “N’errësirë”, është e zhanrit R&B, me tekst të Olti Currit dhe muzikë të Jonida Maliqi & Tull Productions. Edhe pse më herët në Instagram vetë Jonida e ka quajtur këngën e re “ një pjesë e shpirtit tim”, ajo  rrëfen se “N’errësirë” është një përjetim i brendshëm, personal.