Lajme


”Piknik artistik tek kalaja e Bashtovës” , ide e bukur për fundjavë!

Postuar nga admin

4th October 2018

”Piknik artistik të kalaja e Bashtovës” titullohet aktiviteti i cili organizohet nga Tulla – Culture Center me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkia e Rrogozhinës ku do marrin pjesë artistë si Petrit Çarkaxhiu,Dren Abazi,Mirgen Huba,Sokol Turdiu,Alban Nimani e shumë të tjerë për të sjell një atmosferë festive ku publiku nën shoqërinë e njëri -tjetrit do shijojë produktet e zonës në Kamping dhe çadra.

Në kalanë veneciane, të vendosur në zonën e Rrogozhinës, do të mblidhen artistë të rrymave dhe me eksperienca të ndryshme muzikore për një performancë të përbashkët që do të jetë vërtet magjike. Qëllimi i aktivitetit është të promovojë këtë objekt pak të njohur të trashëgimisë tonë kulturore dhe hedhja e një hapi të parë për ta kthyer në një destinacion turistik nëpërmjet veprimtarive artistike dhe kulturore.

Pikniku fillon të shtunën me 6 Tetor dhe vazhdon deri të nesërmen në kalanë e Bashtovës.