Lajme


Premiera e filmit aksion-thriller “The Brave”, ja aktoret shqiptare qe marrin pjese…

Postuar nga admin

10th October 2018

“The Brave”, filmi hollivudian i cili vendos në qendër të tij Lazaratin, ka nisur të shfaqet për publikun shqiptar.

I bazuar në ngjarje të vërtetë, filmi është realizuar nën regjinë e William Kaufman dhe përfshihen në role Arman Assante, Louis Mandylor, Gosha Kutsenko, Besart Kallaku, Ervin Bejleri, Salsano Rrapi etj.

Në premierën e shfaqur këtë të enjte, shikuesit i ofrohet një udhëtim mes botës së narkotrafikut dhe krimit.

Në një realizim që të përfshin, filmi trajton luftën e një oficeri të pa korruptuar të policisë kundër mafias së hashashit që ka pushtuar një fshat shqiptar të quajtur Britëll.

Në shfaqjen e premierës ishin të pranishëm edhe figura të rëndësishëm të artit, politikës, diplomacisë dhe medias.

Ndërsa filmi veç Shqipërisë do të shfaqet dhe në shumë vende të botës, përfshirë dhe Rusinë.