Lajme


Promovimi i fshatrave shqiptarë, South Outdoor Festival bën bashkë LEGJENDAT

Postuar nga admin

27th April 2018

Vunoi do të mbledhë sivjet përsëri qindra të rinj shqiptarë të cilit do t’i drejtohen jugut të vendit këtë fundjavë për South Outdoor Festival.

Festivali i cili do të ketë si qëllim promovimin e fshatrave shqiptare dhe zhvillimin e turizmit të vendit, do të bëjë bashkë për tre ditë me rradhë emra të shquar të skenës shqiptare si: Ardian Trebicka, Kujtim Prodani, Xheni Litro, Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda.

Përgjatë datave 27, 28 dhe 29 prill pjesëmarrësit të udhëhequr nga muzika, artet dhe sportet, do të mund të vizitojnë një sërë fshatrash të Himarës duke provuar ngjitjen në male, çiklizmin, kayaking, zhytje, etj.

Aventurave të shumta do t’u shtohen gjithashtu edhe mbrëmjet pranë zjarreve dhe çadrave të pushimit, duke mos e ndaluar muzikën për asnjë moment.

Natyra e pasur e Vunoit duket se premton shumë këtë fundjavë të nxehtë prilli për të gjithë rininë shqiptare, ndërsa festivali është i pari në llojin e tij në Shqipëri që fton pjesëmarrës jo vetëm nga vendi ynë, por nga e gjithë bota.

Projekti realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Turizmit, Bashkinë e Himarës dhe mbështetet nga “GIZ Albania”.