Lajme


Rikthehet komedia ”TAG” në skenën e ”arTurbinës”

Postuar nga admin

8th October 2018

Rikthehet komedia “TAG” për publikun kryeqytetas në skenën e ”arTurbinës”.

”TAG” është një realizim tërësisht shqiptar, i prodhuar nga Bashkim Hoxha në bashkëpunim me Andia Xhungën si regjisore, Genc Shkodranin si skenograf, Berina Kokonën si kostumografe dhe Agim Krajkën dhe Sajmir Cilin si realizues të muzikës.

Pjesë e rëndësishme e komedisë janë edhe aktorët të cilët janë Olta Daku,Gert Ferra ,Indrit Cobani ,Adelina Muça ,Naun Shundi,Mehdi Malka ,Ardian Cerga ,Erjona Kakeli ,Besmir Bitraku,Genti Deçka si dhe Rajmonda Bulku .

Nga vetë titulli, “Tag”, kuptohet që vepra lidhet me rrjetet sociale, të cilat janë kthyer në një virus, pse jo edhe shkatërrues për shoqërinë. Dramaturgu nxitet nga një shqetësim i së përditshmes për të ndërtuar një vepër, e cila nuk të bën vetëm të qeshësh me situatat e krijuara prej ngatërresave e krijuara pikërisht nga komunikimi virtual mes njerëzve, por edhe të reflektosh mbi largësinë shpirtërore që kanë mbjellë rrjetet sociale.

Në mënyrë ironike, autori i ka vendosur ngjarjet në një fshat, i cili i ka harruar të gjitha punët dhe është zhytur në “Facebook”.

Shfaqja vjen për publikun në datat 11,12,13,14 tetor në orën 20:00 në skenën e ”arTurbinës”.