Showbizz


Së shpejti “Albanian Pop Rock Duets”, këngët e pavdekshme në Amfiteatrin e Tiranës.

Postuar nga admin

21st May 2019

Këngët e bukura shqipe të viteve ’90-të nuk po lihen në harresë. Iniciativa më e fundit për t’i sjellë ato është ajo e gazetares Kozeta Kurti, e cila pas sjelljes së “Albanian Pop Rock 90’s” dhe repertorit të vajzave e grave, në “Albanian Pop Rock Ladies”, , në datë 2 Qershor do të na servirë duetet më të bukura të po këtyre viteve.

Këto duete vijnë me orkestracione të reja, në Amfiteatrin e Tiranës. Repertor i zgjedhur nga Aleksandër Gjoka e Aurela Gaçe, Ledina Çelo e Sabri Fejzullahu, Fitnete Tuda, Parashqevi Simaku, Nertila Koka etj , do të interpretohen nga një gjeneratë më e re këngëtarësh, midis të cilëve Orgesa Zaimi, Evi Reçi, Kamela Islamaj, Era Rusi, Mateus Frroku, Luiz Ejlli etj.

Këngët e arta të muzikës shqiptare, do të shijohen këtë herë  në rolin e spektatorëve të radhëve të para nga ata që i interpretuan për herë të parë, si dhe nga çdo artdashës tjetër.