Showbizz


Së shpejti do kurorëzojnë dashurinë!

Postuar nga admin

19th June 2019

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha e bënë publike lidhjen e tyre vetëm pak muaj më parë. Ai i dedikoi albumin e fundit të dashurës së zemrës, e cila shërbeu si një muzë për artin e tij. Një histori dashurie që lindi nga muzika duket se shumë shpejt do të kurorëzohet me martesë.

I ftuar në emisionin “Gjesi”, Vitmari ka pranuar gjatë intervistës së shumë shpejt ai dhe Marsela do të martohen. Marsela ende nuk e ka marrë propozimin nga këngëtari, por me siguri së shpejti do të mund ta shohim me fustan të bardhë, duke shkuar drejt altarit.

Kujtojmë se dyshja u komentua gjatë nga mediat për lidhjen e tyre, menjëherë pasi Vitmari pranoi se Marsela ishte muza e tij për krijimin e albumit të ri me titull ‘9’.