Showbizz


“Sekreti” i bashkëpunimit me Xhensilën, flet Pirro Çako.

Postuar nga admin

8th April 2019

Kantautori Pirro Çako ka zbuluar se si lindi ideja e bashkëpunimit të tij me këngëtaren Xhensila Myrtezaj për projektin e tyre më të fundit “Sekreti Im”.

Pasditen e sotme, i ftuar në emisionin “Rudina”, Çako ka treguar se pavarësisht se ai kishte refezuar të riktheheshte si kantautor, këmbëngulja e Xhensilës kishte bërë që ai të ndryshonte mendje.

“Nuk desha të rikthehesha si kantautor. Isha i ndrojtur, por ky brezi i ri ta bën jetën më të thjeshtë. Kur erdhi Xhensila i thashë: Po ç’do ti të bashkëpunosh me mua, unë do të të bëj këngë të bukur, do përpiqem”,-tregoi Çaco, por Xhensila kishte këmbëngulur: Dua duet me ty, jam e sigurt.

“Më dha energji pozitive dhe dhashë maksimumin për të realizuar këtë këngë . E çoi më tej atë gjënë që kisha në kokë dhe e falenderoj për këtë, po mos të kishte qenë Xhensila nuk do të kisha sjellë këtë këngë”, shprehet ai.