Lajme


Sonte nata e parë e Eurovizionit, ja kur këndon Jonida Maliqi…

Postuar nga admin

14th May 2019

Sonte në mbrëmje do të jetë nata e parë e festivalit “Eurovizion Song Contest 2019” që organizohet në Telaviv.

Përfaqësuesja e Shqipërisë, këngëtarja Jonida Maliqi do të performojë e 14-ta në natën e dytë të festivalit me këngën “Ktheju Tokës”.

Ky festival do të zhvillohet në tre netë, ndërsa zbulohet se në natën e parë të festivalit do të konkurojnë 17 shtete: Mali i Zi, Finlanda, Polonia, Slovenia, Republika Çeke, Hungaria, Bjellorusia, Serbia, Belgjika, Gjeorgjia, Australia, Islanda, Estonia, Portugalia, Greqia dhe San Marino.

Organizatorët e festivalit kanë premtuar surpriza dhe ndër të tjera në këtë festival do të këndojë dhe këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira.