Lajme


Studimi: Dëgjoni muzikë dhe jetoni më tepër vite.

Postuar nga admin

7th May 2018

Sipas një studimi të 2018-ës, të ndjekësh një shfaqje muzikore live një herë në dy javë mund t’ju shtojë deri në 9 vjet jetë.

Sipas tij, të harxhosh 20 minuta në një performancë live mund të rrisë ndjesinë e mirëqënies me 21%. I njëjti studim hodhi vështrimin tek aktivitetet e tjera të mirëqënies, përfshirë jogën dhe ecjen por asnjë nuk krahasohej me të kënduarin me zë të lartë dhe të kërcyerit ndërsa dëgjon një bandë live. Muzika live duket se përmirëson shenjuesit në spektrin e lumturisë. Disa konkluzione përshijnë:

25% rritje të ndjesisë së vetëvlerësimit. Një tjetër 25% në të ndjerit pranë me të tjerët dhe 75% rritje të stimulimit mendor. Ata që shkojnë rregullisht në koncerte shënuan nivele të lartakur u pyetën për lumturinë, kënaqësinë, produktivitetin dhe vetëvlerësimin duke përforcuar kështu bindjen se muzika mund të përmirësojë shëndetin tonë.

Çfarë duhet të bëni nëse nuk mund të shkoni në një koncert

Dëgjoni muzikë në kufje ndërsa jeni në punë

Dëgjoni muzikë në makinë

Në vend që të shihni Tv, dëgjoni muzikë ndërsa jeni duke gatuar

Mësoni si t’i bini një instrumenti

Zgjidhni restorante dhe bare me muzikë live kur keni dalë për të kaluar kohë cilësore jashtë

Dëgjoni albumet tuaj të preferuara nga koha kur ishit adoleshentë

Kërkoni për performanca live të grupeve tuaja të preferuara në YouTube.