Showbizz


Violinistja dhe docentja Ervis Gega Dodi, nderohet me çmim në Gjermani

Postuar nga admin

11th June 2018

Universiteti-Johannes Gutenberg Mainz në Gjermani ka nderuar violinisten dhe docenten Ervis Gega Dodi me çmimin më të lartë për mësimdhënësit e muzikës.

Ambasada e Shqipërisë në Gjermani, bën të ditur se çmimi iu dha Gega Dodit me motivazionin “rezultate të shquara” në veprimtarinë mësimdhënëse të docentes së muzikës me origjinë shqiptare .

I gjithë bordi i rektoratit votoi njëzëri për prof. Gega-Dodi. Një numër i madh studentësh universitarë të saj fitojnë prej vitesh çmime të njohura kombëtare në Gjermani dhe në botë.

Me veprimtarinë 18 vjeçare si mësimdhënëse ndër të tjera në Universitetin-Johannes Gutenberg, në Konservatorin e Muzikës Peter Cornelius, në Akademinë më të madhe të Muzikës së Dhomës Villa Musica, në kurse të suksesshme masteri në Gjermani dhe në Itali prof. Ervis Gega-Dodi ka bërë një emër të shquar dhe të vlerësuar në komunitetin e docentëve të muzikës në Evropë.

Televizione kombëtare gjermane si ZDF, SwF kanë theksuar në disa emisione të veçanta për Ervis Gega-Dodin edhe punën e saj shumë të suksesshme si mësimdhënëse.

Veprimtarinë si docente Ervis Gega-Dodi e zhvillon krahas veprimtarisë koncertale në sallat më të shquara koncertale të Gjermanisë dhe jashtë saj.

Loja e saj virtuoze në violinë është vlerësuar gjithashtu me çmime të larta.