Laura Pausini zbulon bestytninë e saj më të madhe: Gjithçka nisi më 9 janar
Laura Pausini ka rrëfyer për një nga bestytnitë më të veçanta që ka ndikuar prej vitesh në jetën dhe karrierën e saj: frikën nga numri 9.
Në podcastin “Supernova” të Alessandro Cattelan, këngëtarja tregoi se gjithçka nisi pas vdekjes së gjyshit të saj, personi i parë i afërt që humbi. Ai ndërroi jetë më 9 janar, duke bërë që Pausini ta lidhte këtë numër me fatin e keq.
Që atëherë, këngëtarja shmang datat 9, 19 dhe 29 për momente të rëndësishme të karrierës. Ajo nuk preferon të publikojë këngë apo albume dhe as të njoftojë turne në këto data.
Madje, më 9 shtator (09/09), Pausini nuk punon fare dhe zgjedh të qëndrojë në shtëpi.
Këngëtarja ka edhe një tjetër bestytni të veçantë: nuk ka shumë besim te personat e shenjës së Binjakëve, aq sa kjo bindje ka ndikuar edhe në përzgjedhjen e bashkëpunëtorëve të saj.
