← Lajme
Sport

Arrestohen grabitësit e futbollistëve

Sasha Ndreka via clubfm.al

Policia katalanase ka shkatërruar një grup kriminal të dyshuar për grabitje me dhunë të banesave të personave të njohur, mes tyre edhe futbollistë të Barcelonës.

Operacioni u zhvillua më 1 tetor në Gavà, pranë Barcelonës, ku u arrestuan tre persona, dy burra, 58 dhe 42 vjeç, si dhe një grua 46-vjeçare.

Sipas hetuesve, grupi kishte vëzhguar gjithashtu banesën e futbollistit Jules Koundé, me qëllim grabitjen e saj, por plani nuk u realizua.

Policia nuk përjashton që grupi të jetë i përfshirë edhe në grabitje të tjera në pjesë të ndryshme të Spanjës, ndërsa hetimet vijojnë.

Live

Radio Shqip