← Lajme
Sport

Asllani dhe Hysaj, në formacionin e javës

Sasha Ndreka via clubfm.al

Kristjan Asllani ishte heroi i Kombëtares shqiptare në ndeshjen kundër San Marinos dhe me 2 golat e tij shmangu një surprizë të hidhur që mund të rrezikonte të gjithë rrugëtimin në këtë Ligë Kombesh.

Me dopietën e tij, mesfushori kuqezi solli një fitore shumë të rëndësishme. Kjo performancë pozitive në “Air Albania” e ka futur atë në formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kombeve, ku së bashku me yllin e Francës Olise vlerësohen me notën 10, nga sajti i specializuar i statistikave “Sofa Score”.

Por Asllani nuk është lojtari i vetëm i Kombëtares i përzgjedhur në këtë formacion. Në krahun e djathtë është mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili vazhdon të tregojë rritje nga ndeshja në ndeshje.

Live

Radio Shqip