← Lajme
Sport

Bologna interesohet për Hysajn

Sasha Ndreka via clubfm.al

Bologna është e interesuar për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Skuadra e Serisë A italiane e konsideron 32-vjeçarin si profilin ideal për të zëvendësuar Emil Holm, i cili ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për një kohë të gjatë.

Mësohet gjithashtu se drejtori sportiv i skuadrës Xhovani Sartori ka qenë edhe në San Marino për të parë nga afër gjendjen e Hysajt, i cili në fakt qëndroi për 90 minuta në pankinë dhe nuk u aktivizua.

Por kalimi i tij i mundshëm te Bologna është i varur nga mbrojtësi Mateo Darmian.

Në rast se dështon të kalojë testet fizike, atëherë Hysaj bëhet kandidati kryesor për t’u transferuar te Bologna.

Live

Radio Shqip