← Lajme
Sport

City fajtor për 114 akuza, klubi anglez rrezikon shumë

Sasha Ndreka via clubfm.al

Një vendim i komisionit të pavarur të Premier League rrezikon të tronditë themelet e klubit të Manchester City-t.

Pas hetimeve disa vjeçare, gjiganti anglez është shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat për shkelje financiare. Siç raporton media e njohur “The Athletic”, hetimet kanë përfunduar dhe tashmë pritet vetëm caktimi i masës ndëshkuese.

Bordi drejtues i Manchester City-t nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe ka paralajmëruar menjëherë ankesë zyrtare. Zyrtarët juridikë të klubit deklaruan se procesi ka qenë i gjatë dhe i besueshëm, duke insistuar në pafajësinë e tyre.

Live

Radio Shqip