Sport
Dalin në shitje biletat për ndeshjen ndaj Finlandës
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve kundër Finlandës.
Ato janë të ndara sipas kategorive të përcaktuara për stadiumin “Air Albania” dhe mund të blihen online përmes linkut të publikuar nga FSHF.
Në sfidën ndaj Bjellorusisë, në stadium ishin rreth 17 mijë tifozë, ndërsa përballja me San Marinon u ndoq nga rreth 16 mijë të pranishëm.
Finlanda konsiderohet rivali më i fortë i grupit, ndërsa Shqipëria kërkon të marrë rezultat pozitiv pas humbjes së pësuar në Helsinki.
Përballja e 12 nëntorit në “Air Albania” mund të jetë vendimtare për objektivat e kuqezinjve në Grupin C1.
