← Lajme
Sport

Disa rikthime te Juventusi pas pauzës së kombëtareve

Sasha Ndreka via clubfm.al

Luciano Spalletti mund të llogarisë për rikthimin e disa lojtarëve pas pauzës së kombëtareve.

Teun Koopmeiners u rikthye te goli me Holandën pas gati dy vitesh, duke luajtur si mbrojtës në fitoren 2-1 ndaj Serbisë.

Nga e mërkura priten rikthimet e Alajbegovic, Vicario, Celik, Kalulu, Lucumi dhe Nico Gonzalez, ndërsa Alajbegovic duhet të kalojë një lodhje të lehtë muskulore.

Cabal dhe Ekhator janë pranë rikthimit nga dëmtimi, ndërsa Boga do të ketë nevojë edhe për rreth dy javë.

Live

Radio Shqip