← Lajme
Sport

Dueli me Finlandën, Maran: Kundërshtar shumë i ashpër

Sasha Ndreka via clubfm.al

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës me Finlandën.

Tekniku kuqezi u shpreh se Finlanda është një kundërshtar që nuk lë hapësira në fushë.

“Bjellorusia dhe Finlanda? Janë skuadra me sistem ndryshe loje, por shumë të organizuara. Finlanda është shumë e ashpër për tu ndeshur me ta. Ngjajnë për pozicionimin në fushë, sepse bllokojnë hapësirat në fushë.

Nuk ndodh që të luajnë të dy, sepse kanë karakteristika të ndryshme. Plotësojnë njëri-tjetrin, por jo të jenë të dy në të njëjtin rol.

Kam grumbulluar disa lojtarë ekstra, sepse janë shumë ndeshje dhe për t’i njohur nga afër. Nuk ka qenë momenti për t’i aktivizuar, por mund të luajnë në të ardhmen”, tha Maran.

Live

Radio Shqip