← Lajme
Sport

Eriksen ndërpret kontratën me klubin gjerman

Sasha Ndreka via clubfm.al

Christian Eriksen ka mbyllur para kohe bashkëpunimin me Wolfsburgun, me klubin dhe futbollistin danez që kanë rënë dakord për ndërprerjen e kontratës që skadonte në vitin 2027.

Vendimi vjen pas rikthimit të problemeve kardiake të Eriksenit gjatë një ndeshjeje mes Danimarkës dhe Ukrainës në qershor. Futbollisti, i cili prej gjashtë vitesh jeton me një defibrilator në zemër, u rrëzua në fushë, por arriti të largohej vetë nga loja.

Ai iu bashkua Wolfsburgut një vit më parë si lojtar i lirë. Në periudhën e tij me klubin gjerman, Eriksen zhvilloi 34 ndeshje në Bundesligë, Kupën e Gjermanisë dhe “play-off”-in e mbijetesës, duke shënuar 3 gola dhe dhënë 10 asistime.

Live

Radio Shqip