Sport
Jo vetëm Xhaka, një tjetër lojtar te Zvicra pranon falsifikimin për vaksinën e Covid-19
Pas Granit Xhakës, një tjetër futbollist i kombëtares së Zvicrës është përfshirë te certifikatat e rreme të vaksinimit ndaj Covid-19.
Sulmuesi Breel Embolo ka pranuar publikisht se ka pasur një dokument të falsifikuar gjatë asaj periudhe. Federata Zvicerane e Futbollit njoftoi se lojtari është lënë jashtë grumbullimit për ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve.
Në deklaratën e tij, Embolo pranoi gabimin e bërë dhe konfirmoi se ka marrë përgjegjësinë e plotë për veprimet e tij.
