Bota
Kaos në rrugët e Francës, mbyllen 2 mijë shkolla
Policia qëlloi me gaz lotsjellës dhe tymuese ndaj protestuesve që bllokuan shkollat e mesme, ndërsa nxënës, mësues dhe prindër dolën në rrugët e Francës.
Kjo e martë u quajt dita e mobilizimit, pasi përkoi me ditën kombëtare të shkollave dhe pjesëmarrjen e lartë të protestuesve. Sipas autoriteteve, mbi 250 mijë njerëz dolën në demonstrata në të gjithë vendin. Tubimet ishin kryesisht paqësore, por në Strasburg, Lion dhe Renë protestuesit u përplasën dhunshëm me policinë.
Qeveria ka thënë se respekton tubimet paqësore, por dënon përplasjet me forcat e rendit. Kryeministri Sébastien Lecornu ka urdhëruar ministrat e tij të shqyrtojnë përmbushjen e kërkesave kryesore të studentëve.
