← Lajme
Sport

Katër gola të shënuar, Shqipëria U-21 barazon ndaj Ukrainës

Sasha Ndreka via clubfm.al

Shqipëria U-21 barazoi 2-2 në ndeshjen miqësore me Ukrainën, në sfidën e luajtur në Eger të Hungarisë. Skuadra kuqezi zhvilloi një ndeshje pozitive, duke qenë dominuese në pjesën më të madhe të takimit.

Ndeshja nisi mirë për kuqezinjtë, të cilët patën disa mundësi të mira për shënim. Në minutën e 18-të, Shqipëria gjeti rrugën e rrjetës me Kevin Dodajn. Pjesa e parë u dominua nga skuadra e Bushit, e cila mund të kishte shënuar edhe më tepër.

Por Shqipëria nuk u dorëzua dhe pas disa mundësive radhazi, në minutën e 90-të, Erald Maksuti ktheu në gol një harkim nga këndi, duke vendosur baraspeshën.

Një test i mirë për Shqipërinë U-21, që vijon punën për finalet e Kampionatit Europian U-21, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në vendin tonë.

Live

Radio Shqip