← Lajme
Bota

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

Sasha Ndreka via clubfm.al

Kryebashkiaku i Izmirit, Cemil Tugay, ka njoftuar kalimin e tij nga opozita te Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), partia në pushtet e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Lajmin e bëri të ditur vetë Erdogan gjatë një mbledhjeje të grupit parlamentar të AKP-së në Ankara, ku mirëpriti Tugayn si anëtar të ri të partisë.

Lëvizja vjen në një periudhë tensioni të lartë politik në Turqi, ku kryebashkiakë dhe figura të opozitës janë përballur me arrestime dhe procese gjyqësore.

Pas zgjedhjeve lokale të marsit 2024, ku opozita arriti rezultate të forta, janë raportuar edhe disa raste të kalimit të kryebashkiakëve të opozitës në AKP.

Sipas raportimeve të mediave turke, numri i tyre kishte arritur të paktën në 17 para kalimit të Tugayt.

Izmiri, qyteti i tretë më i madh i Turqisë, mbetet një prej qendrave kryesore të opozitës në vend.

Live

Radio Shqip