Bota
Macklemore njofton turneun “Free Palestine”, koncert edhe në Dublin
Reperi amerikan Macklemore ka njoftuar një koncert në Dublin, si pjesë e turneut të tij të ri “Free Palestine”, me të ardhurat që do të shkojnë për organizata që mbështesin palestinezët.
Macklemore do të performojë në 3Arena në Dublin më 26 tetor, ndërsa më pas do të vijojë me koncerte në Paris më 29 tetor dhe në Londër më 30 tetor.
Njoftimi vjen pak ditë pasi Macklemore u hoq nga turneu i këngëtarit britanik Ed Sheeran në SHBA. Vendimi u bë publik në fillim të këtij muaji, ndërsa reperi ka qenë i hapur në qëndrimet e tij publike në mbështetje të palestinezëve dhe kundër luftës në Gaza.
