← Lajme
Sport

Manchester City apelon akuzat

Sasha Ndreka via clubfm.al

Manchester City ka paraqitur apel kundër vendimit të një komisioni të pavarur të Premier League, i cili e ka gjetur klubin përgjegjës për shkelje të rënda të rregullave financiare të kampionatit anglez.

Klubi ka kërkuar përmbysjen e vendimit, ndërsa kundërshton gjetjet e komisionit dhe mohon shkeljet për të cilat është akuzuar.

Sipas Premier League, Manchester City ka përdorur kontrata tregtare që komisioni i ka konsideruar “të rreme”, në kuadër të skemave që, sipas konstatimeve, kanë ndikuar në rritjen e të ardhurave dhe uljen e kostove të raportuara me më shumë se 900 milionë paund gjatë një periudhe prej afro një dekade.

Komisioni i pavarur ka konstatuar se City kishte lidhur marrëveshje që, sipas tij, paraqisnin në mënyrë të pasaktë marrëdhëniet reale me disa partnerë tregtarë.

Tashmë, procesi do të vijojë me shqyrtimin e apelit të Manchester City-t dhe përcaktimin e hapave të mëtejshëm lidhur me masat që mund të ndërmerren ndaj klubit.

Nëse, City shpallet përfundimisht fajtor, rrëzikon ulje të pikëve deri në përjashtimin nga Premier League dhe zbritjen nga kategoria.

Live

Radio Shqip