← Lajme
Bota

Mein Kampf, maska e thika/ Shpërndanin propagandë naziste, hetohen të miturit në Itali

Sasha Ndreka via clubfm.al

Karabinierët kanë kryer 17 kontrolle në banesa dhe pajisje elektronike ndaj 14 të miturve dhe tre të rriturve, të dyshuar për përfshirje në grupe online me ideologji neonaziste, supremaciste.

Operacioni u zhvillua në disa qytete italiane, përfshirë Romën, Milanon, Komon, Bolonjën, Genovën, Palermon, Trenton dhe Veronën. Hetimi, i koordinuar nga prokuroritë përkatëse, kishte nisur pas monitorimit të aktiviteteve ekstremiste në internet.

Hetuesit raportojnë gjithashtu se në këto komunikime qarkullonin materiale që lidhen me sulme terroriste supremaciste dhe dokumente me udhëzime për prodhimin e mjeteve shpërthyese, si edhe materiale për përdorimin e armëve të ftohta dhe të zjarrit. Përmbajtje të tilla po shqyrtohen në kuadër të hetimit për të përcaktuar përgjegjësinë individuale të personave të përfshirë.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar thika dhe mjete të tjera të ftohta, objekte me simbole naziste, telefona celularë, kompjuterë dhe pajisje të tjera elektronike që dyshohet se janë përdorur për komunikim dhe shpërndarje propagande.

Fakti që 14 nga 17 personat nën hetim janë të mitur ka tërhequr vëmendje të veçantë. Hetimi po përqendrohet tashmë në mënyrën sesi radikalizimi në grupet online mund të lidhet me përgatitjen ose nxitjen për veprime konkrete jashtë internetit.

Live

Radio Shqip