← Lajme
Bota

Meloni kërkon regjistrimin e zërit si markë tregtare

Sasha Ndreka via clubfm.al

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka kërkuar pranë Zyrës së Bashkimit Evropian për Pronësinë Intelektuale, EUIPO, regjistrimin e zërit të saj si markë tregtare, në një përpjekje për tu mbrojtur nga përdorimi i paautorizuar i inteligjencës artificiale.

Aplikimi i konfirmuar nga zyra e kryeministres, përmban një regjistrim audio vetëm katër sekonda, ku Meloni përsërit dy herë në italisht frazën “Unë jam Giorgia”.

Kërkesa vjen pas rasteve të përsëritura të manipulimit të imazhit të Melonit në internet, përfshirë materiale pornografike.

Në vitin 2024, Meloni nisi gjithashtu një proces në Itali ndaj një personi të akuzuar për krijimin dhe publikimin e imazheve pornografike me fytyrën e saj dhe kjo çështje vijon të jetë në gjykatë.

Live

Radio Shqip