Papa Leoni XIV nis vizitën katërditore në Francë, Parisi përgatitet për një meshë masive
Papa Leoni XIV ka nisur sot vizitën e tij katërditore në Francë, ku në qendër të programit do të jetë një meshë masive në Paris, që pritet të mbledhë më shumë se gjysmë milioni besimtarë.
Sipas pritjeve, rreth 600 mijë katolikë pritet të marrin pjesë në aktivitetet e zhvilluara përgjatë Champs-Élysées dhe pranë Harkut të Triumfit. Pjesëmarrja e lartë pritet ta shndërrojë vizitën e Papës në një prej ngjarjeve më të mëdha fetare të zhvilluara në Francë vitet e fundit.
Në kuadër të vizitës, Papa Leoni XIV do të pritet në aeroportin Orly nga presidenti francez Emmanuel Macron. Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, Papa dhe presidenti francez pritet të zhvillojnë një takim në Pallatin Élysée.
Në fokus të bisedimeve pritet të jenë çështje të rëndësishme gjeopolitike, si dhe zhvillimet e shpejta në fushën e inteligjencës artificiale.
Vizita e Papës në Francë do të vijojë gjatë katër ditëve me një sërë takimesh dhe aktivitetesh fetare e institucionale.
