← Lajme
Sport

Rikthimi i pasigurt, por Portugalia bind pa Ronaldon

Sasha Ndreka via clubfm.al

Trajneri Jorge Jesus dhe presidenti i Federatës Portugeze, Pedro Proença, kanë lënë të hapur mundësinë e pajtimit me Cristiano Ronaldon dhe rikthimit të tij në kombëtare për ndeshjet e nëntorit.

Pavarësisht deklaratave publike të Jesus, të dy shkuan në aeroport për të tentuar të ndalonin Ronaldon, i cili po largohej drejt Madridit pas përplasjes. Për momentin nuk ka sinjale për një afrim nga ana e Cristiano Ronaldos dhe situata mes palëve mbetet e hapur.

Cristiano Ronaldo mbetet figura më e rëndësishme në historinë e Portugalisë, por kombëtarja aktuale ka një grup të gjerë lojtarësh të nivelit ndërkombëtar. Në formacion dhe në stol janë emra si Cancelo, Bruno Fernandes, Nuno Mendes, Vitinha dhe Joao Neves, ndërsa Gonçalo Ramos po shihet si një prej lojtarwve qw mund të marrë rolin që deri tani ka qenë i Ronaldos.

Portugalia e Jorge Jesus ka treguar se mund të funksionojë edhe pa kapitenin e saj historik, ndërsa rikthimi i tij për nëntorin mbetet ende i pasigurt.

Live

Radio Shqip