← Lajme
Sport

Tension në fund të Cagliari-Juventus, përplasen dy trajnerët

Sasha Ndreka via clubfm.al

Ndeshja mes Cagliarit dhe Juventusit u shoqërua me tensione të larta mes dy trajnerëve në fushën e lojës.

Tekniku i bardhezinjve, Luciano Spalletti, dhe ai i skuadrës sarde, Fabio Pisacane, u përfshinë në një debat të ashpër pas fishkëllimës përfundimtare.

Në atë moment ndërhynë pjesëtarët e të dyja pankinave së bashku me gjyqtarin e katërt për të parandaluar përplasjen fizike. Pas këtij incidenti, arbitri kryesor Marcenaro vendosi të ndëshkonte me karton të kuq të dy trajnerët.

Gjatë prononcimit për mediat pas ndeshjes, Spalletti u përpoq të zbusë situatën duke sqaruar se ishte vetëm një keqkuptim. Ai deklaroi se i kishte thënë kundërshtarit se dinë edhe të humbasin kohë, gjë që solli reagimin e Pisacanes.

 

Live

Radio Shqip