← Lajme
Sport

Tërheqja nga Kombëtarja, Ronaldo i shkruan Messit: Ke gjithë respektin tim

Sasha Ndreka via clubfm.al

Rivalitetet e mëdha sportive maten me trofe, rekorde dhe fitore. Por historia e futbollit i njeh edhe për respektin që mbetet përtej konkurrencës.

Për më shumë se një dekadë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo dominuan skenën e futbollit botëror, duke u përballur për trofe, rekorde individuale dhe “Topin e Artë”.

“Leo, kaq shumë vite duke mbrojtur vendin tënd dhe një histori që do të zgjasë përgjithmonë. Gjithë respekti im për atë që ke arritur me Argjentinën. Një përqafim”, shkruajti Ronaldo ne rrjetet sociale.

Pas natës emocionuese në “Monumental”, Messi iu drejtua edhe një herë tifozëve të Argjentinës përmes një mesazhi lamtumire. 39-vjeçari foli për emocionet e një kapitulli që po mbyllet, duke falënderuar familjen, shokët e skuadrës dhe trajnerët që e shoqëruan gjatë këtij rrugëtimi.

Në mesazhin e tij, Messi nuk harroi as Diego Armando Maradonën, duke vlerësuar rolin e tij në historinë e futbollit argjentinas dhe duke shprehur bindjen se Maradona vazhdon t’i shoqërojë nga qielli në çdo hap.

Një epokë po mbyllet, e shkruar me gola, trofe dhe rekorde. Messi e Ronaldo, mbeten dy emra që përcaktuan një brez. Një rivalitet i madh, i vulosur në fund nga respekti.

Live

Radio Shqip